“Públicus”, zbuloni më shumë rreth emisionit investigativ të Vizion Plus

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:53 10-09-2016 “Públicus”, zbuloni më shumë rreth emisionit investigativ të Vizion Plus

Sezoni i ri në Vizion Plus do të sjellë për herë të parë në këtë ekran një emision investigativ. Públicus, është emri i formatit që do t’i shtohet formateve të tjerë konkurentë, si Fiks Fare dhe Stop. Duket se interesi i publikut për këtë zhanër televiziv ka bërë që edhe televizioni i tretë gjeneralist në vend t’a mendojë seriozisht realizimin e një programi me një mision të caktuar por në një tjetër formë. Ja si do të vijë Públicus.

Çfarë do të bëhet?

Një cikël episodesh investigative që synojnë transparencën për çështjet financiare të qeverisë, për burimet natyrore e pasuritë kombëtare, për punën e nëpunësve shtetërorë; rrugëtimin e parave e  të tjera çështje me interes publik.

Një përvojë direkte në vendngjarje mbi ndodhi e situata të rëndësishme të aktualitetit që tërheqin kureshtjen e publikut, brenda të cilave marrin jetë personazhe me profile komplekse, histori të pazakonta që përcjellin  emocione të gjalla e rrëfime ekskluzive.

Si do ta bëhet?

Ky produkt televiziv që e tejkalon informacionin bazë të raportimit, ndër të tjera përfshin realizimin e intervistave me vetë protagonistët apo zyrtarët përgjegjës, filmime në vendngjarje, materiale arkivore dhe dokumentat zyrtare.

Pse do të bëhet?

Qëllimi nuk është vetëm të informosh, por, përmes raportimit në thellësi, të shpjegosh motivet e vërteta të aktorëve në skenën reale të jetës, të vendimmarrjes, të shpërndarjes së parave publike; të tregosh paaftësinë dhe indiferencën kriminale e të denoncosh përfitimet e pamerituara të plutokracisë në kurriz të shoqërisë e pasurisë publike.

E tëra kjo, do t’i shërbejë qytetarëve për zgjerimin e kapaciteteve reaguese.

Kush e bën?

Një ekip reporterësh të përkushtuar e kurajozë, përmes një përvoje të drejtpërdrejtë në vendngjarje, në prani të palëve, në kërkim të transparencës, në ndjekje të së vërtetës.

*Marrë nga Info Media Albania

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071349143981934
array(1) { ["section"]=> string(75) "publicus-zbuloni-me-shume-rreth-emisionit-investigativ-te-vizion-plus-52509" }