Publikimi i besimit fetar të deputetëve në Kuvend u kritikua nga ish-ministri socialist, ISP i përgjigjet me këtë studim amerikan

Publikuar tek: politike, më 13:19 23-08-2017 Publikimi i besimit fetar të deputetëve në Kuvend u kritikua nga ish-ministri socialist, ISP i përgjigjet me këtë studim amerikan

Ditën e djeshme Instituti i Studimeve Politike publikoi një raport mbi përkatësinë fetare të 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.  

Ky studim ngjalli reagime të shumta, mes tyre edhe nga ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, i cili e cilësoi atë si një informacion jo të dobishëm për debatin publik.  

Menjëherë ISP i përgjigjet përmes një një studimi të kryer në vitin 2008, mbi senatorët dhe përfaqësuesit e SHBA, ku statistikat tregojnë se këta individë janë njësoj si pjesa tjetër e “popullit të thjeshtë”.

Një krahasim i demografisë fetare nga U.S. Religious Landscape Survey, tregon se mbi 35.000 Amerikanë deklarojnë se disa grupe minoritare fetare, si Katolikët, Hebrenjtë dhe Mormonët përfaqësohen më mirë në Kongres sesa në popullsi. Sidoqoftë, bie në sy zhvlerësimi i Budistëve, Myslimanëve dhe Hinduve, të cilët nuk përfaqësohen si duhen në Parlament, shkruan newsbomb.al.

Ky studim tregon se ka një diferencë madhore kyçe midis Kongresit dhe shtetit në tërësi: Anëtarët e Kongresit janë më të hapur me besimin e tyre fetar, sesa publiku i gjerë. Vetëm 5 anëtarë të Kongresit (1%) nuk specifikuan besimin e tyre. Sondazhi i kryer zbuloi se 1/6 (16.1%) e popullsisë “nuk janë të përfshirë me ndonjë besim fetar”, duke krijuar kështu një nga “grupet fetare” më të mëdha në SHBA.

Kështu, Protestantët zënë më shumë se gjysmën e Kongresit (54.7%), përafërsisht sa popullata Amerikane e këtij besimi (51.3%). Katolikët, nga ana tjetër, zënë 30% të Kongresit, ndjekur nga Baptistët, që përbëjnë 12% të anëtarësisë.

Bashkë me këto grupe, kemi dhe besimin Hebraik, që përbën 1.7% të popullsisë Amerikane, dhe zë 13% në Senat.

Një tjetër grup i vogël, ai i Mormonëve, është po aq i mirë-prezantuar, po aq sa pjesa e popullsisë. Ata zënë 1.7% në popullatë, dhe 2.6% në Kongres.

Dy anëtarë myslimanë janë po ashtu pjesë e këtij Kongresi: Keith Ellison, i pozicionuar në vitin 2007, si myslimani i parë që bëhet pjesë e Kongresit. Ellison, i konvertuar në fenë Islame, shkaktoi “zhurmë mediatike” kur deklaroi se kur të bënte betimin, do bazohej mbi Kuran, e jo në Bibël. Më vonë, ai u pasua nga një tjetër Afro-Amerikan mysliman, André Carson, i cili fitoi një zgjedhje speciale në Mars të atij viti. Myslimanët, të cilët zënë 0.6% të popullsisë, përbëjnë 0.4% të Kongresit.

Kongresi i këtij viti gjithashtu shënoi praninë e Budistëve, me dy anëtarë: Hank Johnson dhe Mazie K. Hirono. Budistët përbëjnë 0.4% në Kongres dhe 0.7% në popullsinë Amerikane.

Këto ndryshime përfaqësimi në Kongres pasqyrojnë dhe ndryshimet e gjera në shoqërinë Amerikane. Kongresi është bërë më pak Protestant, dhe më shumë diversant përsa i përket fesë. Si duket, me rritjen e këtij diversiteti, Kongresi duket se do vazhdojë të shohë anëtarë të rinj, me një variacion përsa i përket besimit fetar. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Besimi fetar i 140 deputetëve në Kuvend, reagon me kritika ish-ministri socialist
Arsimimi i deputetëve shqiptarë, 3 studentë ende të padiplomuar dhe 1 pa arsim të lartë. Mbizotërojnë juristët »
Article Logic
Execution time: 0.011065006256104
array(1) { ["section"]=> string(134) "publikimi-i-besimit-fetar-te-deputeteve-ne-kuvend-u-kritikua-nga-ish-ministri-socialist-isp-i-pergjigjet-me-kete-studim-amerikan-89930" }