Publikimi i dokumentave, Julian Assange mbetet pa internet

Publikuar tek: bota, më 17:59 17-10-2016 Publikimi i dokumentave, Julian Assange mbetet pa internet

Faqja e internetit Wikileaks njoftoi se themeluesit të saj, Julian Assange, i është ndërprerë qasja në internet nga një strukturë shtetërore e paidentifikuar. Nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme.

Prej katër vitesh, Assange është ngujuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër për të shmangur ekstradimin e tij bazuar mbi akuza për krime seksuale.

Ngujimi nuk e ka penguar aktivistin australian që të vazhdojë punën dhe Wikileaks ka vazhduar të publikojë të dhëna sensacionale, ndër të tjera edhe informacione që kanë tronditur fushatën për presidente të Hillary Clinton-it, ndërsa në Shtetet e Bashkuara po afron dita e zgjedhjeve, shkruan Voa.

Nuk pati përgjigje ndaj pyetjeve me telefon dhe email drejtuar Wikileaks. Një grua që iu përgjigj telefonit në ambasadë tha se nuk mundet të japë informacion. Një email drejtuar ambasadorit të Ekuadorit nuk mori përgjigje. Policia e Londrës gjithashtu refuzoi të komentojë për këtë çështje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kardinalët nuk bien dakort për një McDonald’s në Vatikan: Vendim pervers për murgjit
Përmbytja në Boston ndodhi për shkak të vendosjes së Hënës, Diellit dhe Tokës në pozicion të veçantë »
Article Logic
Execution time: 0.01129412651062
array(1) { ["section"]=> string(63) "publikimi-i-dokumentave-julian-assange-mbetet-pa-internet-56504" }