Publikimi i dosjes, Xhafaj i përgjigjet PD: Asgjë e re, historia e vëllait tim, ajo e një adoleshenti 25-vjeçar...E risillni sa herë doni të baltosni punën time

Publikuar tek: barometri, më 07:23 10-05-2018 Publikimi i dosjes, Xhafaj i përgjigjet PD: Asgjë e re, historia e vëllait tim, ajo e një adoleshenti 25-vjeçar...E risillni sa herë doni të baltosni punën time

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar lidhur me publikimin nga PD të dosjes së dënimit të vëllait të tij në Itali.

Xhafaj tha se kjo dosje ka ekzistuar “online” për këdo të interesuar që dëshiron ta shohë, por PD vendos ta risjellë si zbulim të ri për të baltosur punën e ministrit sa herë nuk ka fakte konkrete.

Lidhur me dënimin e vëllati Agron Xhafaj në Itali, ministri tha se përgjigja është po ajo që ka dhënë disa herë ndër vite: “Ngjarja e 2002 kur vëllai im ishte 25 vjeç, një adoleshent i gjendur në vendin e gabuar dhe me persona të gabuar”.

Fjala e Xhafajt:

Sot Partia Demokratike paketoi mediatikisht një çështje të ndodhur në vitin 2008 që e risjell sa herë që kundërshtarët politikë duan ti luftojnë me baltë sa herë nuk i luftojnë dot me fakte.

Sot partia Demokratike solli një çështje të vitit 2002, një çështje që e sjell dhe risjell sa herë që ju duhet. Vendimi i gjykatës italiane i gjendur online dhe i ditur prej kohësh nga kushdo i interesuar, i publikuar dhe i stërpublikuar ka dalë sot si e vetmja armë kundërshtie ndaj meje si ministër i Brendshëm.

Unë nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të përsëris veten. Nuk kuptoj dhe nuk kam sesi të kuptoj se çfarë kërkohet tjetër përveç baltosjes time. Për këtë çështje nuk kam se çfarë influencoj, nuk kam asnjë lloj force që të ndikoj në çfarëdolloj forme.

Kjo është një çështje në Itali, në kohën kur këta që e zbuluan ishin në pushtet. Nuk kam çfarë t’i shtoj më shumë atyre që unë kam thënë publikisht për këto akuza.

Historia e tim vëllai e lidhur me një ngjarje të vitit 2002 kur ai ishte një 25 vjeçar i gjetur në vendin e gabuar dhe me njerëz të gabuar. Kjo qeveri nuk i siguron dhe nuk i garanton imunitet nga ligji asnjë njeriu, as mua. Të tjerat janë politikë e llojit më të ulët dhe nuk janë puna ime.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029883861541748
array(1) { ["section"]=> string(161) "publikimi-i-dosjes-xhafaj-i-pergjigjet-pd-asgje-e-re-historia-e-vellait-tim-ajo-e-nje-adoleshenti-25-vjecar-e-risillni-sa-here-doni-te-baltosni-punen-time-120185" }