Publikimi në newsbomb, Spitali Amerikan merr përsipër operacionin e djalit nga Elbasani

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:59 22-04-2016 Publikimi në newsbomb, Spitali Amerikan merr përsipër operacionin e djalit nga Elbasani

"Do shes djalin e madh, që të shpëtoj të voglin", është kjo thirrja me lot në sy që bëri Bashkim Muça nga fshati Kodra Bujaras në Elbasan, i cili bëri apel për ndihmë për të operuar këmbët e djalit të tij 13-vjeçar. 

Thirrjes iu përgjigj Spitali Amerikan i cili merr përsipër operacionin e djalit nga Elbasani.  Me një gjest bujar dhe të admirueshëm, në vijim të shumë e shumë rasteve të trajtuara, Spitali Amerikan merr përsipër ndërhyrjen kirurgjikale. Fatmirësisht Newsbomb.al u njoh me aksidentin fatal të Kleos, duke bërë të mundur kërkimin e ndihmës te spitalet në Tiranë, mes të cilëve Spitali Amerikan është i vetmi që u përgjigj. Stafi profesionist është i gatshëm t'i vijë në ndihmë menjëherë Kleos.

Pak ditë më parë 13 vjecari Kleo Muça përshëndeti prindërit dhe u largua nga shtëpia drejt shkollës.

Duke ecur në rrugë, Kleo pëson një aksident, duke rrëshkitur, dhe për pasojë të dy këmbët e tij thyhen. Këmba e djathtë pëson fraktura të rënda, duke u thyer e gjitha, ndërsa këmba e majtë pëson vetëm krisje.

Shokët lajmërojnë familjen, të cilët nxitojnë për ta dërguar djalin drejt Spitalit Kirurgjik të Elbasanit, për t’i dhënë ndihmën e parë. Pas grafisë, mjekët konstatojnë se gjendja e këmbëve të djalit është serioze, frakturat janë të rënda dhe vetëm ndërhyrja kirurgjikale mund të ndihmojë rikuperimin e vogëlushit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025030851364136
array(1) { ["section"]=> string(92) "publikimi-ne-newsbomb-spitali-amerikan-merr-persiper-operacionin-e-djalit-nga-elbasani-38329" }