'Publiko marrëveshjen e fshehtë me Serbinë', kreu i grupit parlamentar i LDK-së: Nëse publikon fakte, do votoj kundër shkarkimit

Publikuar tek: rajon, më 17:07 25-03-2020 'Publiko marrëveshjen e fshehtë me Serbinë', kreu i grupit parlamentar i LDK-së: Nëse publikon fakte, do votoj kundër shkarkimit Arben Gashi

Kreu i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Jashtme Konjufca, që të publikojnë marrëveshjen e fshehtë të Kosovës me Serbinë.

Ai deklaroi se në rast se ka fakte dhe argumente për këtë marrëveshje, ai do të votojë kundër shkarkimit të Albin Kurtit.

“Një element që po më duket shumë shqetësues, ju po i referoheni një marrëveshjeje për të cilën unë as ma të voglën ide s’e kam për marrëveshjen që po flisni, na bindni që është e rrezikshme, silleni në Kuvend. Publikoni ato fakte, je kryeministër, je ministër i Jashtëm keni përgjegjësi, jo vetëm fjalë, publikoni cilat janë ato fakte, unë i pari do të votoj kundër”, tha Gashi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017796039581299
array(1) { ["section"]=> string(130) "publiko-marreveshjen-e-fshehte-me-serbine-kreu-i-grupit-parlamentar-i-ldk-se-nese-publikon-fakte-do-votoj-kunder-shkarkimit-200050" }