PUBLIKOHEN DETAJE TRONDITËSE nga hetimi për Kostandinën: Vajzës nga Saranda iu hoq mitra dhe truri

Publikuar tek: aktualitet, më 10:49 24-03-2018 PUBLIKOHEN DETAJE TRONDITËSE nga hetimi për Kostandinën: Vajzës nga Saranda iu hoq mitra dhe truri Mediat greke per Kostandina Anagnostin

Rikthehet në qendër të vëmendjes historia e 16 vjeçares Kristina Anagnosti e cila humbi jetën në mënyrë të mistershme ndërsa po udhëtonte në taksi nga Saranda drejt Janinës.

Janë mediat greke ato që publikojnë të dhëna të reja tronditëse të hetimit. Referuar mediave fqinje, mjeku ligjor Theodoros Vougiouklakis, i cili ka vulosur dhe firmosur autopsinë, ka treguar se Konstandinës i ishin hequr organet vitale në mënyrë jo profesionale dhe jashtë çdo standardi të mjekësisë ligjore.

Sipas tij, nga trupi i 16-vjeçares mungonte baza e gjuhës, epiglotisi, trakeja, laringu, mitra dhe truri. Kurse në gjakun dhe në analizat e urinës që iu bënë, u konstatuan sasi të larta të likodainës, një lloj anesteziku.

“EspressoNews” grek, shkruan duke iu referuar burimeve se, edhe vetë mjeku-ligjor i Universitetit të Janinës ishte habitur nga metoda jo profesionale e ekspertizës mjeko-ligjore që i ishte bërë 16-vjeçares në Shqipëri. Mjeku ka kërkuar para hetuesve edhe bërjen e një testi gjenetik për t’u identifikuar organet që pala shqiptare dërgoi për analiza në Greqi.

ÇFARË NDODHI ME KOSTANDINA ANAGNOSTIN:

HISTORIA- LEXO KËTU artikullin e newsbomb.al në vitin 2015: EKSKLUZIVE/ ZBARDHEN EKSPERTIZAT E MJEKUT GREK DHE SHQIPTAR PËR VDEKJEN E 16-VJEÇARES, SHENJAT PAS QAFE PROVA (FOTO)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Operacioni 'Acquila Nera', shkatërrohet banda e trafikantëve shqiptare, 17 të hetuar
Pushohet nga puna motër Elda Nikolli: Pyesnin nxënësit në sytë e mi, a ju bën mësim kjo apo ju flet për … »
Article Logic
Execution time: 0.011513948440552
array(1) { ["section"]=> string(104) "publikohen-detaje-tronditese-nga-hetimi-per-kostandinen-vajzes-nga-saranda-iu-hoq-mitra-dhe-truri-114345" }