PUBLIKOHEN DOKUMENTET që hiqen për të marrë pensionin e pleqërisë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:02 18-02-2018 PUBLIKOHEN DOKUMENTET që hiqen për të marrë pensionin e pleqërisë

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar dokumentat që duhen për të marrë pensionin. Tashmë duhen vetëm këto dokumente.

Dokumentet për moshën

Për të përfituar pension pleqërie, pension të reduktuar dhe pension si nënë me shumë fëmijë përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendje civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të pleqërisë. Përfituesi për pension pleqërie ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentat e mëposhtme. Dokumentat që vërtetojnë moshën dhe identitetin: Fotokopje e kartës së identitetit. Vërtetim nga Bashkia për ndryshimin e gjeneralitetit. Vërtetim nga qendra e fundit e punës për gjeneralitetin. Dy fotografi.

Dokumentet per vitet e punës

Libreza e punës. Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj. Vendimi i emërimit në punë, si kuadër në ish-kooperativat bujqësore. Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (nëse periudha e punës nuk provohet me dokumente zyrtare). Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj)

Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët;  Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë  mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga punë. Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj). Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët. Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga pune).

Dokumentat për pagat

Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994) Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Harrojeni diellin e ngrohtë në mes të shkurtit, para se të bëni plane mësoni çfarë do ndodhë me motin sot
DETAJET e telefonatës nga burgu të grekut që ekzekutoi Devi Kasmin: Dy fjalë për policinë shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.011090040206909
array(1) { ["section"]=> string(72) "publikohen-dokumentet-qe-hiqen-per-te-marre-pensionin-e-pleqerise-110635" }