Publikohen dokumentet: Si përgjon qeveria nga telefoni, televizori deri te makina tuaj përmes viruseve

Publikuar tek: bota, më 16:19 07-03-2017 Publikohen dokumentet: Si përgjon qeveria nga telefoni, televizori deri te makina tuaj përmes viruseve

Plot 8,761 dokumente të publikuara nga rrjeti i Julian Assange, Wikileaks, hedhin dritë për herë të parë në metodat e errëta të përdorura nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) për të përgjuar pajisje të nrdyshme teknologjike.

Në dokumente përshkruhen teknikat e përdorura nga “forca globale e hakerave” të CIA, si viruse të ndryshme që infektojnë smartfonin, televizorët madje edhe automjetet, shkruan Newsbomb.al.

Publikimet e Wikileaks të koduara “Valut7” tregojnë se CIA prodhoi më shumë se 1,000 viruse të ndryshme, Trojan dhe sisteme keqbërëse.

Këto viruse kanë shënjestruar telefona iPhone dhe Android duke patur edhe aftësinë të thyejnë informacionet e enkriptuara nga aplikacione si WhatsApp.

Një virus i quajtur “Weeping Angel” ka shënjestruar televizorët Samsung, duke i bërë ata që të “fiken fiktivisht” por në të vërtetë përgjojnë zërat përreth tyre.

Pas publikimit të dokumenteve Wikileaks shkruan:

“Kohët e fundit CIA humbi kontrollin e shumicës së arsenalit të saj të hakerimit, duke përfshirë malëare, viruse, trojans, dhe sistemet e keqbërëse të kontrollit nga distanca.

Ky material i jashtëzakonshëm që arrin disa qindra miliona rreshta kode, i jep zotëruesit të saj të gjithë kapacitetin hakues të CIA."

/Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ortek i fuqishëm në Francë, dhjetra persona mbesin të bllokuar
Në Versajë vendoset për “Europën me disa shpejtësi”, 4 të mëdhenjtë paraqesin planin për BE-në »
Article Logic
Execution time: 0.011091947555542
array(1) { ["section"]=> string(106) "publikohen-dokumentet-si-pergjon-qeveria-nga-telefoni-televizori-deri-te-makina-tuaj-permes-viruseve-71092" }