Publikohen fotot e 9 personave të arrestuar për shkak të lidhjeve me ISIS

Publikuar tek: aktualitet, më 19:44 07-08-2015 Publikohen fotot e 9 personave të arrestuar për shkak të lidhjeve me ISIS

Policia maqedonase është në kërkim edhe të 27 personave të tjerë të dyshuar se kanë luftuar përkrah grupit militant Shteti Islamik ose kanë nxitur përfshirjen në atë grup.

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni ka publikuar fotografitë e 9 personave të arrestuar gjatë operacionit të djeshëm.

Aksioni siç u tha nga MPB u ndërmorr ndaj disa shtetasve të Maqedonisë që akuzohen dhe dyshohen se kanë qenë pjesëtar të rrjetit terrorist ISIS dhe rekrutues.

Por akuza ndaj tyre rëndon sipas Ligjit për pjesëmarrjen në luftërat e huaja në kuadër të formacioneve militare dhe paramilitare.

Të arrestuarit janë personat me inicialet: M.R – 1979 nga Shkupi, A.A- 1988 nga Tetova, D.A 1984 nga Shkupi, Sh.M – 1987 nga Gostivari, R.E – 1979 nga Shkupi, I.M -1978 nga Shkupi, A.Z – 1988 nga Shkupi dhe E.S -1984 nga Shkupi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksidentoi veten dhe 2 persona të tjerë, arrestohet 22 vjeçarja nga Fieri
Arrestohet pronari sirian, i vuri flakën fabrikës së tij për të përfituar 1.2 mln euro, rrezikoi jetën e 6 personave »
Article Logic
Execution time: 0.013690948486328
array(1) { ["section"]=> string(79) "publikohen-fotot-e-9-personave-te-arrestuar-per-shkak-te-lidhjeve-me-isis-17959" }