Shqiptari nga Kaçaniku i Kosovës, Lavdrim Muhaxheri një eksponent i njohur i ISIS dhe ekzekutues barbar i shumë personave në Siri, ka lëshuar në kërcënim të fortë për sulme me thika dhe makina bombë në Shqipëri.
Gazeta Dita publikon sot komunikimet disa javore përmes rrjeteve sociale që gazetari Muhamed Veliu ka zhvilluar me një përfaqësues shqiptar të ISIS i cili punon në Ministrinë e Medias të Shtetit Islamik.
Qëllimi final ishte intervistimi i Lavdrim Muhaxherit i kthyer në njeriun më besnik të kreut të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.
Një pjesë e këtyre komunikimeve do të publikohen nga gazetari Veliu në një të përditshme britanike si pjesë e një investigimi disa mujor, ku do të tregohet se si rrjetet sociale si Facebook, Twitter dhe Telegram Messenger, janë kthyer në armën më të fortë propaganduese, urdhëruese të sulmeve në Europë dhe gjithashtu rekrutuese të Shtetit Islamik.