Publikohen mesazhet private të Ermalit dhe Elvanës, ja çfarë i shkruan ajo kur ai është në plazh (FOTO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:29 03-07-2020 Publikohen mesazhet private të Ermalit dhe Elvanës, ja çfarë i shkruan ajo kur ai është në plazh (FOTO) Elvana Gjata - Ermal Mamaqi

Ata janë kolegë dhe padyshim miq shumë të mirë. Bëhet fjalë për Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën.

Bashkëpunimi i tyre në filmin "Dy gisht mjaltë" bëri shumë bujë, dhe u konsiderua si tepër i suksesshëm. Mirëpo edhe pse larg njeri-tjetrit, me familjet e tyre, ata sigurisht që mbajnë lidhje dhe komunikojnë shpesh.

Së fundmi, Ermali me Amin dhe djalin e tyre Joel, ndodhen në jug të Shqipërisë dhe po shijojnë disa ditë plazh në këtë kohë të nxehtë korriku. Mirëpo Elvana ka menduar të mos e lërë shumë rehat Ermalin duke e ngacmuar përmes telefonit.

Ka qenë Ermali që i ka dërguar asaj një foto me djalin e tij Jolein, ndërsa Elvana ia kthen: “Po Joeli pse del vetëm me qenin në foto”.

biseda.JPG

“Zbulohen të tjera mesazhe fyese nga @elvanagjataaaa dhe këtë herë në Whatcupin personal timin. Edhe gocën time personale ta kisha nuk do e fussha në shpi. Po iki të pi gotën e kosit. Ja pra miq…”, shkruan Ermali teksa i bën foto bisedës private.

Mirëpo kjo nuk është e vetmja. Pak ditë më parë kur Ermali publikoi një video të Joelit duke luajtur me një qen, Elvana e ngacmoi sërish duke i thënë: “Sa i mirë o Zot! Joeli si Ami, qeni si ty!

bisead1.JPG

Sigurisht këto fjalë e kanë bërë të qeshë Ermalin, i cili shkruan me humor krahas mesazhit:

“SKANDAL!!! ZBULOHET BISEDA…Ja pra miq… Ja bullizmi i @elvanagjataaaa në mesazhet private.”, ndërsa ndjekësit kanë shpërthyer në të qeshura në komente.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066061019897461
array(1) { ["section"]=> string(107) "publikohen-mesazhet-private-te-ermalit-dhe-elvanes-ja-cfare-i-shkruan-ajo-kur-ai-eshte-ne-plazh-foto-212721" }