Publikohen PAMJET, gazetari shqiptar u sulmua nga një grup personash (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:56 06-04-2018 Publikohen PAMJET, gazetari shqiptar u sulmua nga një grup personash (VIDEO) Pamje nga sulmi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku është sulmuar fizikisht gazetari i njohur Ismet Drishti, pronar i televizionit “Zjarr Tv”.

Në një rrëfim për newsbomb.al, Drishti ka zbuluar se kanë qenë rreth 15 veta me kapuçë e me maska të cilët fillimisht kanë sulmuar televizionin e tij dhe më pas vetë atë.

“Ishin nja 15 vetë, të gjithë me kapucë e me masa. Fillimisht kanë gjuajtur televizionin. Unë dola menjëherë. U konfrontuan dhe me mua, më shqyen rrobat e gjithcka. Lajmërova policinë, me erdhën vetëm dy policë. Kur bëra ca telefonata më sollën furgon policie. Ndërkohë që deri në 12.00 të natës furgoni policsë ka qenë këtu por ajo që më shqetëson është se biznesi përballë ka kamera. Kam marrë në telefon sot dhe u kam thënë që të vijnë të shofin kamerat dhe të evidentojnë autorët akoma nuk kanë ardhur”, ka rrëfyer gazetari për neësbomb.al.

Sakaq, Zjarr TV ka publikuar pamjet me video të sulmit ndaj Drishtit, si përgjigje ndaj atyre që thanë se gazetari u sulmua nga një adoleshent: 

Pas publikimit te deputes demokrate Albana Vokshi ne lidhje me sulmin ndaj Zjarr Televizion te nje grupi prej rreth 15 vandalesh dhe reagimit teper te vonuar te policise pasi vetem sot pasdite rreth ores 17:00 ka ardhur te marre pamjet filmike, vjen dhe reagimi i i Gazetes Tema te te mirenjohurit Mero Baze "per saktesine e infromacionit" qe njofton se Ismet Drishti eshte sulmuar nga NJE ADOLESHENT 15-VJEÇAR. 

"Zjarr Televizion" sjell pamjet filmike te perplasjes per te gjithe publikun. Ndryshe nga disa media te cilat financohen nga qeveria, Televizioni yne eshte ne anen e lajmeve te verteta. Ne asnjehere nuk kemi dashur te dizinformojme por sjellim vetem te verteten. Ndryshe nga disa media apo gazeta si kjo e Mero Bazes i cili dizinformon me qellim, ne do te vazhdojme mision tone ate te publikimit te te vertetes per te gjithe shqiptaret. Nuk jemi dhe nuk do te jemi asnjehere me pale me asnje por vetem me te verteten.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debati për LGBT, imami i ashpër kundër Lu: Nuk duhen mbështetur për asgjë në botë, janë të SHEJTANIT
VDES i burgosuri në Fushë-Krujë, i dënuar për jetë për vrasjen e... (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.011080980300903
array(1) { ["section"]=> string(80) "publikohen-pamjet-gazetari-shqiptar-u-sulmua-nga-nje-grup-personash-video-115945" }