Publikohen për herë të parë fotot e xhihadistit shqiptar që josh femrat

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:15 05-05-2016 Publikohen për herë të parë fotot e xhihadistit shqiptar që josh femrat

Një xhihadist i cili lufton përkrah ISIS-t në Irak bëri bujë kohë më parë kur përshëndeti sulmet në Bruksel. Xhihadisti shpërtheu në foto pro sulmeve në rrjetin Istagram në muajin mars. I njohur si  Abu Waqqas el-Albani, ai thotë se është nga Shqipëria, por para se të shkonte në Irak për të luftuar me ekstremistët ka jetuar në Britaninë e Madhe. Në komente të forta, xhihadisti shkruante se një varg qelizash të ISIS-t janë të gatshëm të kryejnë shpërthime me bomba. MailOnline ka hetuar Abu Waqqas dhe mëson se ai është shtetas britanik me prejardhje shqiptare, i cili ka jetuar në veri të Londrës, por tani është i kënaqur me jetën e një terroristi në Irak.Xhihadisti me flokë të gjata shpenzon jo pak kohë për postimin e selfieve në rrjetet sociale dhe pa dyshim as armët nuk mbeten pas dhe këshillat që duhet të ndjekin të tjerët. Për herë të parë, janë publikuar fotografitë e fytyrës së Abu Waqqas. Në Istagram, ai fton ndjekësit e tij që të kryejnë vrasje me pretendimin se akte të tilla janë të lejuara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038079977035522
array(1) { ["section"]=> string(82) "publikohen-per-here-te-pare-fotot-e-xhihadistit-shqiptar-qe-josh-femrat-foto-39520" }