Publikohen për herë të parë pamjet nga kamerat e trupit të policëve, si u tërhoq zvarrë dhe u mbyt George Floyd (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 20:47 03-08-2020 Publikohen për herë të parë pamjet nga kamerat e trupit të policëve, si u tërhoq zvarrë dhe u mbyt George Floyd (VIDEO) Pamje nga vdekja e George Floyd

Janë publikuar për herë të parë në mediat britanike pamjet nga kamerat e trupit të policëve, ku tregohet e gjitha dinamika e ngjarjes së rastit George Floyd në Amerikë.

Pamjet e kamerave të trupit nga dy policët e akuzuar në vrasjen e George Floyd janë zbuluar ekskluzivisht nga Dailymail sot, dhe ku si fillim shihet një oficer që e frikëson Floydin dhe i drejton një armë në kokë.

Kamerat tregojnë me detaje se si një Floyd, shumë i dëshpëruar, i lutet oficerit të policisë duke i thënë, "të lutem mos më qëllo. Ju lutem". Kjo para përleshjes që përfundoi me vdekjen e tij më 25 maj të këtij viti.

Floyd rezistoi ndërsa policët u përpoqën ta fusin atë në pjesën e pasme të makinës, edhe pse ai i thoshte atyre se vuan nga klaustrofobia dhe ankthi. Pamjet tregojnë dhe se si oficeri Derek Chauvin u gjunjëzua mbi qafën e tij për gati nëntë minuta.

Floyd madje është dëgjuar të parashikojë vdekjen e tij teksa thotë, "Me shumë gjasa unë do vdes kështu" thotë ai.

Për më shumë shihni videot:

ai.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009145975112915
array(1) { ["section"]=> string(123) "publikohen-per-here-te-pare-pamjet-nga-kamerat-e-trupit-te-policive-si-u-terhoq-zvarre-dhe-u-mbyt-george-floyd-video-215976" }