Pas diagnostifikimit me pneumoni dhe kalimit të disa problemeve shëndetësore tre ditë më parë, stafi i kandidates për Presidente, Hillary Clinton, ka publikuar informacione të reja mjekësore për shëndetin e 68-vjeçares.
Shpesh herë kundërshtarët politikë e kanë vënë në dyshim se Clinton është e përshtatshme për postin e Presidentit, por dokumentet e fundit mjekësore tregojnë se ajo është një grua e shëndetshme, me kolesterol të ulët (pa marrë statin) dhe alergji sezonale.
Clinton merr mjekim për tiroidet dhe hollues gjaku, Coumadin. Stafi i saj tha se do të publikojë së shpejti më shumë informacion lidhur me shëndetin e saj për t;i siguruar votuesit vetëm pak ditë pasi ajo u diagnostifikua e pneumoni. /Newsbomb.al/