Publikohen shifrat, Blushi më i shitur se Fevziu në Panair, ja lista me 5 librat që tërhoqën më shumë lexues

Publikuar tek: aktualitet, më 09:56 16-11-2016 Publikohen shifrat, Blushi më i shitur se Fevziu në Panair, ja lista me 5 librat që tërhoqën më shumë lexues

Panairi i Librit në Tiranë është mbyllur të dielën dhe organizatorët kanë bërë publike shifrat. Ashtu siç pritej, Ben Blushi dhe Blendi Fevziu udhëheqin në numrin më të lartë të kopjeve të shitura, të ndjekur nga dy autorë të huaj.

Megjithatë, diferenca mes politikanit dhe gazetarit nuk është shumë e lartë.

4000 kopje të “Kryeministrit” janë blerë nga lexuesit, të cilët kanë patur mundësi të marrin autografe nga deputeti Blushi në stendën e UET Press. Sa i përket “Pushtetit" të Fevziut, gazetari ka shitur deri në 3400 kopje në panair.

Lista me 5 librat më të shitur:

“Kryeministri” - Ben Blushi; 4000 kopje

“Pushteti” - Blendi Fevziu; 3400 kopje

“Rruga e së keqes” - Robert Galbraith; 2200 kopje

“Mikesha gjeniale” - Elena Ferrante; 1950 kopje

“Sekretet e shijes” - Renato Mekolli; 1600 kopje

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031519174575806
array(1) { ["section"]=> string(112) "publikohen-shifrat-blushi-me-i-shitur-se-fevziu-ne-panair-ja-lista-me-5-librat-qe-terhoqen-me-shume-lexues-59654" }