Publikohen shifrat marramendëse: BE miliarda euro fonde, ja sa shkojnë për Shqipërinë dhe vendet fqinje

Publikuar tek: ekonomi, më 19:39 29-06-2019 Publikohen shifrat marramendëse: BE miliarda euro fonde, ja sa shkojnë për Shqipërinë dhe vendet fqinje Ilustruese

Bëhen publike shifrat marramendëse që Bashkimi Europian ka planifikuar të shpenzojë për vende të ndryshme anembanë globit.

Fondet të cilat kapin miliarda euro janë bërë të ditura nga grupi pro-Brexit, ‘Fact4EU’.

Grupi ka shpjeguar se si BE do të investojë rreth 110 miliard euro të fondeve në projekte të ndryshme jashtë bllokut.  Rreth 89.2 miliard euro e fondeve do të shkojë për projekte të ndryshme internacionale kudo në botë.

Ndërsa ajo që bie në sy është se një shumë tepër e vogël rreth 20% e fondit total, apo 20 miliard euro, do të shkojnë drejt shteteve të cilat janë në proces antarësimi në Bashkimin Europian si Shqipëria,  Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Mësohet se fondet janë planifikur të shpenzohen brenda një periudhe kohore nga viti 2021 deri në 2027.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007051944732666
array(1) { ["section"]=> string(108) "publikohen-shifrat-marramendese-be-miliarda-euro-fonde-ja-sa-shkojne-per-shqiperine-dhe-vendet-fqinje-170342" }