Publikohen SHIFRAT: Rastet e reja dhe vdekjet nga COVID gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar tek: aktualitet, më 16:10 25-11-2020 Publikohen SHIFRAT: Rastet e reja dhe vdekjet nga COVID gjatë 24 orëve të fundit

Lehtësohet disi situata e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë, teksa gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar rënie në numrin e infeksioneve të reja dhe vdekjeve.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 644 raste të reja janë identifikuar nga mbi 2 mijë testime të kryera gjatë ditës së fundit. Fatkeqësisht 8 pacientë kanë humbur jetën, ngfa mosha 48 në 73-vjeç.

SHIFRAT E PLOTA:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19. Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë me përpikmëri rregullat, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjenën. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin deryrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona.

Ju informojmë për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.137 testime, prej të cilave 410 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 644 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

258 raste në Tiranë, 48 në Fier, 44 në Elbasan, 38 në Shkodër, 26 në Lushnje, 23 në Sarandë, 22 në Durrës, 21 në Përmet, 19 në Pogradec, 16 në Berat, 15 në Gjirokastër, nga 13 raste në Kukës, Kavajë, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, Tepelenë, 9 në Mat, 8 në Gramsh, 7 në Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Mallakastër, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Has, Vlorë, Delvinë, 2 në Bulqizë, 1 në Dibër. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 365 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.031 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

4 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

U drejtohemi me një një apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur grumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (25 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                          644

Të shëruar ne 24 orë                      365

Të shtruar në spitale                       461

Humbje jete në 24 orë                   8

Testime ditore                                   2.137

Testime totale                 179.842

Raste pozitive                         34.944

Raste të shëruara                  17.031

Raste Aktive                            17.170

Humbje jete                                743

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    8867

Fier                        1373

Durrës   1252

Korçë     955

Shkodër               867

Vlorë     833

Elbasan 810

Lezhë    678

Berat     508

Gjirokaster 493

Kukës    375

Dibër     159

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Covid-19/ Mbyllen pikat kufitare me Malin e Zi, ja oraret kur mund të kalojnë qytetarët shqiptarë
Të shtënat me armë në Elbasan, Ervis Çaushllari u largua nga vendngjarja, por ka marrë plumb në shpatull; mësohet vendndodhja e tij (FOTO-VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011078119277954
array(1) { ["section"]=> string(86) "publikohen-shifrat-rastet-e-reja-dhe-vdekjet-nga-covid-gjate-24-oreve-te-fundit-229092" }