Publikohen VENDIMET e Këshillit të Ministrave: Pirro Misha drejtor i Bibliotekës Kombëtare... Miratohet BUXHETI fillestar i SPAK

Publikuar tek: aktualitet, më 14:52 01-08-2019 Publikohen VENDIMET e Këshillit të Ministrave: Pirro Misha drejtor i Bibliotekës Kombëtare... Miratohet BUXHETI fillestar i SPAK Pirro Misha

Dalin vendimet e marra dje nga Këshilli i Ministrave.

Mësohet se Këshilli i Ministrave ka emëruar Pirro Mishën drejtor të Bibliotekës Kombëtare.

Gjithashtu është përcaktuar buxheti fillestar për veprimtarinë e SPAK.

Për vitin 2019 buxheti i veprimtarisë është 150 milion lekë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË BIBLIOTEKËS KOMBËTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Piro Misha emërohet drejtor i Bibliotekës Kombëtare.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E BUXHETIT FILLESTAR TË STRUKTURËS SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 10, të nenit 57, të ligjit nr.95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i përcaktohet për vitin 2019 buxheti fillestar prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve lidhur me ushtrimin e aktivitetit gjatë vitit 2019.
  2. Ngarkohen Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për ndjekjen e procedurave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092771053314209
array(1) { ["section"]=> string(131) "publikohen-vendimet-e-keshillit-te-ministrave-pirro-misha-drejtor-i-bibliotekes-kombetare-miratohet-buxheti-fillestar-i-spak-174060" }