Publikohet “ Bibla e Djallit”

Publikuar tek: bota, më 12:56 12-05-2015 Publikohet “ Bibla e Djallit”

“The Codes Gigas” është dorëshkrimi mesjetar më i madhi në botë, 22 cm i trashë dhe 92 cm i gjatë, libër ky i cili ka  160 lëkura kafshësh.

Por nuk është vetëm madhësia e librit ajo që çudit, por është fakti se libri përbëhet nga faqe me imazhe kërcënuese të djallit, duke çuar në besimin se faqet e librit janë të mallkuara. Dorëshkrimi misterioz është vendosur në Bibliotekën Kombëtare të Suedisë në Stokholm me nofkën “ Bibla e djallit”.

Por, pavarësisht se dorëshkrimi është publikuar tashmë, akoma nuk dihet përfundimisht kushtet në të cilat ajo është krijuar. Mendohet se ky dorëshkrim është shkruajtur në një natë të vetme nga një murg i cili pretendonte  të shkruante një libër që përmban të gjitha njohuritë e njeriut. Mendohet se libri është një vetportret , i vetë djallit, i shkruar nga një murg i cili bëri një pakt me të.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027490139007568
array(1) { ["section"]=> string(32) "publikohet-bibla-e-djallit-10963" }