Publikohet dokumenti, ja shuma marramendëse që pagoi Rusia për ish-këshilltarin e Trump para fushatës

Publikuar tek: bota, më 09:29 17-03-2017 Publikohet dokumenti, ja shuma marramendëse që pagoi Rusia për ish-këshilltarin e Trump para fushatës

67-mijë dollarë, kjo është shuma marramendës që kompanitë ruse pahuan për ish­-këshilltarin për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Michael Flynn para fushatës zgjedhore në SHBA.

Lidhur me këtë çështje vetëm një natë më parë anëtari demokrat i Dhomës Përfaqësuese, Elijah Cummings, nga shteti Merilend ka publikuar dokumentet që vërtetojnë pagesën.

Cummings ka kërkuar nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, që të paraqes shënime gjithpërfshirëse për kontaktet e Flyyn me qeveritë e jashtme dhe interesat t ij.

Sipas dokumentave Flyyn i kishte marrë 33,750 dollarë nga kanali televiziv RT, që udhëhiqet nga qeveria e Rusisë, për paraqitje në një zhvillim në Moskë në dhjetor të vitit 2015, disa muaj para se Flynn formalisht të caktohej këshilltar i fushatës Trump 11,250 dollarë për dy fjalime në Uashignton, nga dy kompani ruse.

Atij i ishin paguar edhe shpenzimet për vendosje në hotelet luksoze të Michael Flynnit dhe djalit të tij, gjatë udhëtimit në Moskë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Merkel sot në SHBA: Takimi me Trump më shumë kuriozitet
Letra bombë në Paris erdhi nga shteti fqinj me Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.010860919952393
array(1) { ["section"]=> string(106) "publikohet-dokumenti-ja-shuma-marramendese-qe-pagoi-rusia-per-ish-keshilltarin-e-trump-para-fushates-72203" }