Publikohet e-maili / Ja çfarë shkruan George Sorosi për Hillary Clinton pas 21 janarit në Shqipëri

Publikuar tek: bota, më 10:05 06-10-2015 Publikohet e-maili / Ja çfarë shkruan George Sorosi për Hillary Clinton pas 21 janarit në Shqipëri

Gazeta prestigjioze “Washington Post” ka publikuar një artikull në të cilën flet për një email që Hillary Clinton, nëpërmjet këshilltarëve të saj, ka marrë nga manjati George Soros. E-maili është marrë më 23 janar të 2011-ës, që do të thotë vetëm dy ditë pas demonstratës së 21 Janarit në Tiranë.

Sipas gazetës, emaili në fjalë provon lidhjet e forta të Clinton-it me donatorët e fushatës së saj.

Në këtë email, Soros bën një pasqyrë të asaj çfarë ka ndodhur në Tiranë dhe kërkon ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian për të stabilizuar situatën në Shqipëri, pasi siç shkruan ai, “situata është shumë e tensionuar”.

Në email-in dërguar Sekretares së Shtetit, Clinton në atë kohë, Soros propozon që t’i bëhet thirrje e menjëhershme Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës në atë kohë, Edi Rama, që të ndalin protestat e ardhshme dhe të tërhiqen nga deklaratat që nxisin revoltën”.

Shënimi për Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton nga financieri liberal, Xhorxh Soros kërkonte “vëmendje urgjente, nga nivelet më të larta të qeverisë amerikane”. Klinton sinjalizoi menjëherë një ndihmës të nivelit të lartë, për atë që ajo e përshkroi si “një mesazh të fortë që është i mirë dhe i nevojshëm për t’u bërë”

E-mailet e shkëmbyera, në të cilat Soros paralajmëron rritjen e trazirave në Shqipëri, dëshmon se çfarë marrëdhënieje krijonte Klinton me donatorët e çështjeve të familjes së saj, gjatë kohës që qëndroi në Departamentin e Shtetit, para se të kandidojë në 2016, për postin e Presidentit.

Dhe ato tregojnë sesi këta donatorë, disa prej tyre me interesa më të hershëm se qeveria e Shteteve të Bashkuara, fituan akses deri në nivelet më të larta, për shqetësimet në politikat me shtypin.

Soros, një nga kontribuesit kryesorë të Fondacionit Klinton, ishte një nga donatorët më të mëdhenj, të cilit iu zbuluan mesazhet nga Departamenti i Shtetit, javën e kaluar, si pjesë e e-maileve që po zbulohen nga ish sekretarja e shtetit.”Bëhet fjalë për mesazhe elektronike të shkëmbyra në 23 janar të vitit 2011,  dy ditë pas vrasjeve të 21 janarit.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01337194442749
array(1) { ["section"]=> string(91) "publikohet-e-maili-ja-cfare-i-shkruan-george-soros-per-hillary-clinton-pas-21-janarit-22447" }