Është publikuar foto e një prej autorëve të grabitjes në aeroportin e Rinasit, më 1 korrik të 2016-ës, ku tre persona arritën të merrnin 1 milion euro të një banke të nivelit të dytë.
Personi që shihni në këtë foto të publikuar nga “Report Tv” është A.Pepa, 40 vjeç, nga Elbasani dhe dyshohet se është ai një prej autorëve të grabitjes. Prokuroria ka rënë në gjurmët e Pepës për shkak të një fije floku të mbetur te parkuja që ai dyshohet se e përdori gjatë grabitjes.
Mendohet se Pepa kishte rolin e shoferit në vjedhjen brenda aeroportit të Rinasit, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e dy personave të tjerë.
Ndërkohë, ditën e sotme, është kryer një tjetër grabitje, ku katër persona të armatosur arritën të merrnin gati 2 milionë euro të Bankës Kombëtare Tregtare, në rrugën e Rinasit.