Ky që shihni në foto është Neim Avdulaj, 28 vjeç, i arrestuar sot nga Policia e Shtetit si autor i dyshuar të dy grabitjeve të ndodhura në 2015-ën dhe në 2017-ën, të parave të bankave të nivelit të dytë.
Avdulaj ka lindur në qytetin e Vlorës dhe ka shërbyer si ushtar profesionit në forcat ushtarake të Zallherit, ndërkohë që rezulton se ka qenë më parë i arrestuar në Itali.
Newsbomb.al raporton se Neim Avdulaj është arrestuar në moshën 23 vjeçare, në vitin 2012, në Ceggia të Venecias si shitës kokaine. Ai është arrestuar së bashku me një tjetër shqiptar me inciale D.A., në atë kohë 35 vjeç.
Lexo edhe:
Ky është njëri prej autorëve të grabitjes së parave të bankave, ish-ushtarak
Këta janë katër të arrestuarit për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve, dy të tjerë në kërkim (EMRAT)