Publikohet FOTO e rrallë, Mbretëresha Geraldinë pozon për fotoreporterët hungarezë në Tiranë

Publikuar tek: kulture-art, më 06:13 29-09-2019 Publikohet FOTO e rrallë, Mbretëresha Geraldinë pozon për fotoreporterët hungarezë në Tiranë Foto e publikuar nga Ilir Ikonomi

Një foto e rrallë ka dalë nga arkivat hungarezë. Bëhet fjalë për një foto të Mbretëreshës Geraldinë.

Është gazetari Ilir Ikonomi ai i cili ka ndarë këtë imazh të rrallë në rrjetet sociale. Gazetari shpjegon se gjatë martesës së Mbretit Zog me Geraldinën u nisën nga Hungaria fotoreporterë dhe kronistë me aparate të rënda për të regjistruar këtë histori.

"Kjo fotografi me cilësi mjaft të mirë është nxjerrë nga arkivi hungarez. Si ajo ekzistojnë disa të tjera, ku gazetarët i kërkojnë Geraldinës së drojtur të marrë poza në perimetrin e një shtëpie pritjeje në Tiranë", shkruan Ikonomi.

Postimi i plotë:

Arritja e konteshës hungareze Geraldinë në Shqipëri për t’u fejuar me mbretin Zog, u prit me kureshtje të madhe në Europë.

Nga Hungaria u nisën për në Tiranë fototeporterë dhe kronistë me aparate të rënda për të regjistruar këtë histori me mbret që po shpalosej nē Shqipërinë e vogël dhe të varfër.

Duhet të ketë qenë fillimi i vitit 1938, kur 22 vjeçarja u gjend e rrethuar nga kamerat dhe blicet.

Kjo fotografi me cilësi mjaft të mirë është nxjerrë nga arkivi hungarez. Si ajo ekzistojnë disa të tjera, ku gazetarët i kërkojnë Geraldinës së drojtur të marrë poza në perimetrin e një shtëpie pritjeje në Tiranë.

Ajo u martua me Zogun më 27 prill 1938, por fati e largoi nga Tirana pas më pak se një viti.

Geraldina kaloi shumë peripeci dhe, pas 60 e ca vjetësh, fati e solli përsëri në atdheun e saj të dytë, ku ndërroi jetë më 22 tetor 2002.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026684999465942
array(1) { ["section"]=> string(98) "publikohet-foto-e-rralle-mbreteresha-geraldine-pozon-per-fotoreporteret-hungareze-ne-tirane-180146" }