Publikohet fotoja e parë e Kim Jong-un me bashkëshorten (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 13:54 06-10-2017 Publikohet fotoja e parë e Kim Jong-un me bashkëshorten (FOTO)

Lideri koreano-verior ka një jetë mjaft private, por mediat vendase kanë identifikuar zyrtarisht bashkëshorten e Kim Jong-un.

Mësohet se lideri dhe bashkëshortja e tij janë martuar 5 vjet më parë dhe emri i saj është Ri Soul-ju. Ri është mjaft misterioze, madje as mosha e saj nuk dihet saktësisht, por mendohet të jetë rreth 27-32 vjeç.

Fillimisht u mendua se ajo ishte Hyon Song-wol, liderja e një grupi muzikor në Korenë e Veriut. Por shumë shpejt media shtetërore e Koresë së Veriut tha se ajo ishte bashkëshortja e liderit, raporton The Telegraph, shkruan newsbomb.al.

Media të ndryshme e kanë cilësuar si një këngëtare, apo dhe shkencëtare. Ndërsa raportohet se Ri është diplomuar në universitetin Kim Il-Sung, dhe po mbron doktoraturën në shkencë.

Po ashtu raportohet se çifti ka 3 fëmijë. 

Kim-Jong-un-wife-pictures-1087032.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Do të hidhte avionin në erë, arrestohet në aeroport i riu me çanta eksplozivi
Pushime me seks, agjencia e udhëtimit ofron drogë dhe prostituta »
Article Logic
Execution time: 0.010745048522949
array(1) { ["section"]=> string(66) "publikohet-fotoja-e-pare-e-kim-jong-un-me-bashkeshorten-foto-94955" }