PUBLIKOHET fotoja e rrallë e varrimit të At Gjergj Fishtës dhe fjalimi BRILANT i Hoxhës për vdekjen e klerikut

Publikuar tek: aktualitet, më 13:17 31-12-2019 PUBLIKOHET fotoja e rrallë e varrimit të At Gjergj Fishtës dhe fjalimi BRILANT i Hoxhës për vdekjen e klerikut

Publikohet fotoja e rrallë nga varrimi i At Gjergj Fishtës.

 

Fotoja origjinale, shkrepur më 31 dhjetor 1940 është publikuar nga gazetari Mark Simoni i cili publikon njëherazi edhe fjalimin madhështor që ka mbajtur hoxhë Hazif Hali Kraja në ditën e varrimit të klerikut të ndritur shqiptar.

“Është e rrallë. Origjinale E bërë me 31 dhjetor 1940. Eshtë në diten e varrimit të Poetit Gjergj Fishta, kur procesioni në nderim të At Gjergj Fishtës po del nga kisha e freterve dhe kalon aty ku sot është pedonalja. Poeti u varros në kishën ku shërbeu.

Kjo foto origjinale mu dhurua dje nga pianistja Nina Simoni, që atë ditë e ndiqte kortezhin nga ato dritaret e katit të dytë, dhe ishte 7 vjeçe.

Në gjithë librat që kam lexuar për Shkodrën, te Hamdi Bushatit (dy volume dhe një shtojcë), të Agim Parruces, librin voluminoz te Pjerin Shestanit, apo dhe të Zenepe Dibres e plot të tjerë, kam vënë re se krerët e besimeve kanë patur nje harmoni dhe raport shumë të mire me njëri-tjetrin, që transmetohej dhe tek besimtaret e tjerë”, shkruan Simoni teksa publikon të plotë dhe fjalimin e hoxhës Hafiz Ali Krajes, intelektualit të famshem shkodran, pranë varrit të Gjergj Fishtes, ditën e vdekjes së Poetit, mbajtur më 31 dhjetor të 1940, pra si sot afër 80 vjet më parë.

Fjalimi

“Poet kombëtar, Pater Gjergj!

Kur nji orator, tue dasht me folë mbi veprat tueja, rrin shtang, hutohet, pse janë shumë, janë të mëdhaja edhe të madhnueshme, aq sa asht e vështirë me caktue se për të cilën duhet të flitet…

Shkrimtarët e ardhshëm të historisë shqiptare jetën politike tanden do ta gjykojnë në bazë të “Lahutës së Malcisë”, kryevepra jote monumentale.

Të jesh i bindun, o Poet i Madh se shqyptari me “Lahutën e Malcisë” ka për të qenë gjithmonë kryenaltë siç janë helenët me Iliadën e persjanët me Shahnamen, mbasi Ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psihikën e karakteristikat ma të ndieshmet e popullit shqiptar…

Me ty, Patër Gjergj, kombi shqyptar mburret, naltësohet edhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Xibrakë/ Me dy thasë me kanabis në makinë, arrestohet 64-vjeçari i dënuar për drogë
Arrestohet shqiptari në Igumenicë, kapet me 4 kg marijuanë (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.013865947723389
array(1) { ["section"]=> string(117) "publikohet-fotoja-e-rralle-e-varrimit-te-at-gjergj-fishtes-dhe-fjalimi-brilant-i-hoxhes-per-vdekjen-e-klerikut-190819" }