Operacioni "Patriot" prangos një tjetër të dyshuar për grabitjen e Rinasit duke e çuar në 6 numrin e të arrestuarve. Bëhet fjalë për 41 vjeçarin nga Tirana Dash Kupa.
Policia bën me dije se, më datë 21.02.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit në kërkim: - Dash Kupa, 41 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se është përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit.
Shtetasi Dash Kupa, bën me dije policia, është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit vazhdon operacionin për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.