Publikohet FOTOJA, kush është shqiptari që masakroi me çekiç gruan se e pa në disko

Publikuar tek: bota, më 12:53 31-10-2017 Publikohet FOTOJA, kush është shqiptari që masakroi me çekiç gruan se e pa në disko

Kjo është fotoja e shqiptarit që masakroi bashkëshorten e tij me çekiç, në diskon “Liola” në Itali, dy ditë më parë.

Bëhet fjalë për Besnik Habibaj, 55 vjeç i cili sapo ka parë bashkëshorten e tij Trëndelina Halimi, 41 vjeç, të dilte nga diskoja me miqtë e saj, e ka ndjekur me makinë dhe më pas në afërsi të një parku e ka goditur duke e masakruar me çekiç.

Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Halimi ka bërtitur dhe ka bërë thirrje për ndihmë, thirrjeve të së cilës i janë bashkuar menjëherë banorët që kanë njoftuar policinë.

Sipas avokatit të Habibajt, tij Marco Romagnoli, klienti i tij vuan nga çrregullimet psikike dhe për këtë ka kërkuar mos mbahet në burg por nën kujdesin e psikiatërve.

Çifti kishte pak kohë që ishin ndarë. Në shtator një gjykatë kishte vendosur që shqiptari të mos i afrohej ish bashkëshortes së tij por pavarësisht kësaj,55-vjeçari nuk është ndalur derisa ka përfunduar në pranga.

besnik-habibaj-325x373-244x280.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHBA: Hetimet për lidhje me Rusinë, dalin aktpaditë e para
Shpërthim në tunelin bërthamor, Korea në prag të katastrofës, 200 të vdekur dhe qindra njerëz të zhdukur »
Article Logic
Execution time: 0.011653184890747
array(1) { ["section"]=> string(88) "publikohet-fotoja-kush-eshte-shqiptari-qe-masakroi-me-cekic-gruan-se-e-pa-ne-disko-97827" }