Edhe pse në vitin 1952 nuk kishte “Photoshop”, duket se mjeshtrat e asaj kohe përdornin teknika të tjera për të falsifikuar realitetin.
Një shembull i dështuar është edhe kjo përpjekje për ta vendosur diktatorin shqiptar në fotografinë e Stalinit.
Përmes postimit të tij në Facebook, gazetari Dervishi tregon se në këtë foto është shtuar edhe Enver Hoxha, teksa Stalini ishte duke mbajtur fjalim në vitin 1952.
Postimi në Facebook:
1952/Montazhi që nuk u botua kurrë
Në qindra fotot personale të Enver Hoxhës gjendet edhe kjo foto e montuar që tregon diktatorin sovjetik Stalin duke folur në kongresin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Fotos i është shtuar me montazh në vitin 1952 edhe nxënësi besnik i Stalinit, diktatori i Shqipërisë. Montazhi është kaq qesharak dhe i dallueshëm saqë nuk u përdor kurrë në atë kohë, por ngeli brenda albumeve të arkivit personal të diktatorit të Shqipërisë. Me siguri nxënësit të Stalinit nuk duhet t’i kenë pëlqyer mënyra e montazhit, këndi i dëgjimit, prerja e veshëve në mënyrë të trashë, etj.