Publikohet harta e vendeve me bomba atomike, ja cilin ka më afër Shqipëria

Publikuar tek: bota, më 08:00 04-12-2016 Publikohet harta e vendeve me bomba atomike, ja cilin ka më afër Shqipëria

"Daily Mail’ ka publikuar sot hartën e shteteve të cilat kanë bomba bërthamore.

Sipas tabloidit të njohur shumë vende europiane kanë bomba  të cilat janë vendosur afër qyteteve të mëdha evropiane siç janë Londra, Glasgoë dhe Brukseli.

Siç shkruan Daily Mail, 50 bomba të tilla kanë “humbur” rastësisht apo janë vendosur në vende të tjera.

Bomba më e afërt me shqiptarët është në Turqi dhe në Italinë veriore.

Shumë shtete kanë hequr dorë nga armët bërthamore, por, edhe 25 vite pas Luftës së Ftohtë, ato janë ende në sasi të mëdha.

Statistikave për shtetet, janë kështu: SHBA ka 7,000; Rusia ka 7,300. Nga to, 2,500 pritet të çmontohen në SHBA dhe 2,810 në Rusi.

Shtetet tjera që kanë armë bërthamore, janë: Franca (300), Kina (260), Britania e Madhe (215), Pakistani (125), India (115), Izraeli (dyshohet 60-400), Koreja e Veriut (dyshohet 15).

Shtetet tjera që kanë armë bërthamore, që thuhet se janë të amerikanëve, janë: Turqia (60-70), Holanda (22), Italia (50), Gjermania (20), Belgjika (10-20) dhe Kanada (200-300)

SHBA ka 1,930 koka bërthamore në gjendje gatishmërie, ndërsa në rezervë 2,570. Rusia ka të vendosura 1,790, ndërsa në rezervë ka 2,700 armë të tilla

harta.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012273073196411
array(1) { ["section"]=> string(79) "publikohet-harta-e-vendeve-me-bomba-atomike-ja-cilin-ka-me-afer-shqiperia-61522" }