Publikohet kënga “Kuq e zi je ti” (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:26 19-03-2015

Është publikuar mbrëmjen e sotme kënga “Kuq e zi je ti” e kënduar nga këngëtarja Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi.

Një këngë në mbështetje të Kombëtares shqiptare të futbollit dhe publikohet përpara një ndeshje vendimtare të Shqipërisë kundër Armenisë.

E mbështetur nga “Digitalb”, pjesë e këngës është edhe Ballist Morina, personi që u bë i njohur për shqiptarët pas ngritjes së dronit me banderolën e “Shqipërisë së Madhe” në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Gjithatu pjesëmarrës në videoklip janë edhe grupi i tifozëve “Kuq e Zi”, si dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore.

Shpresojmë që kjo këngë të jetë fatsjellëse për rrugëtimin e Kombëtares tone drejt Europianit 2016.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021760940551758
array(1) { ["section"]=> string(42) "publikohet-kenga-kuq-e-zi-je-ti-video-6404" }