Publikohet letra që doktori i dërgon Trump-it, ja gjendja e tij shëndetësore

Publikuar tek: bota, më 17:14 15-09-2016 Publikohet letra që doktori i dërgon Trump-it, ja gjendja e tij shëndetësore

Kandidati republikan për postin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar letrën që ka marrë nga mjeku i tij, nëpërmjet së cilës informohet në lidhje me gjendjen shëndetësore.

Në letër thuhet se Trump ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore, përveç faktit që është pak mbipeshë.

Ai është 1.9 metra i gjatë dhe peshon 116 kg, gjë që e bën mbipeshë për gjatësinë që ka.

Për këtë, ai pi çdo ditë një kokërr rosuvastatinë, që shërben për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak. Në letër gjithashtu thuhet, se Trump merr edhe një dozë të ulët aspirine herë pas here.

“Unë ndihem po aq mirë sot, sa kur isha 30 vjeç”- tha Trump të Martën në emisionin “Doctor Oz”.

Kjo letër vjen pasi kundërshtarja e tij, Hillary Clinton, u diagnostikua me pneumoni javën e kaluar.

Pas kësaj dy kandidatët kryesorë janë përballur me kritika, mbi mostransparencën që kanë treguar lidhur me shëndetin e tyre.

Me publikimin e kësaj letre, kandidati republikan po mundohet të tregohet transparent me publikun amerikan dhe zgjedhësit e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kamioni i parë në botë që vjen i paketuar dhe montohet për 12 orë (Foto-Video)
Zjarr i madh në godinën shumëkatëshe të bankës në SHBA »
Article Logic
Execution time: 0.01153302192688
array(1) { ["section"]=> string(81) "publikohet-letra-qe-doktori-i-dergon-trump-it-ja-gjendja-e-tij-shendetesore-53024" }