Nga Obama te Kim Kardashian, ja lista e politikanëve e biznesmenëve që iu hakeruan llogaritë në Twitter (MISTERI)

Publikuar tek: bota, më 16:26 16-07-2020 Nga Obama te Kim Kardashian, ja lista e politikanëve e biznesmenëve që iu hakeruan llogaritë në Twitter (MISTERI) Kanye West - Obama - Kim Kardashian

Në SHBA u hakeruan në "Twitter" një seri llogarish të personazheve të njohur të jetës politike dhe biznesit. Ditën e merkurë  hakeruesit  u futen në Twitter me qellim për të siguruar monedha dixhitale.

Disa nga emrat e politikaneve dhe bizneseve përfshijnë dhe kandidatin e mundshëm për president të SHBA-ve Joe Biden, ish-Presidentin Barack Obama, miliarderin Elon Musk, reperin Kanye West si dhe yllin televiziv Kim Kardashian.

"Ky duket të jetë hakerimi më i rëndë që i ka ndodhur një platforme të madhe të medias sociale", thotë Dmitri Alperovitch, bashkëthemelues i kompanisë për sigurinë në internet "CrowdStrike".

Nuk dihet ende shkaku i sulmit , por qëllimi i pazakontë i tij sugjeron se nuk bëhet fjalë për një hakerim të kufizuar në një llogari apo në një shërbim të vetëm. Ekspertët u befasuan nga shkalla e lartë e koordinimit të incidentit të së mërkurës.

Disa nga tweetet u fshinë me shpejtësi, por u bënë shumë përpjekje për t'i rifituar.

Të dhënat e disponueshme publike tregojnë se hakerat kanë arritur të sigurojnë tashmë më shumë se 100 mijë dollarë në monedha dixhitale.

Siguria në internet shpesh herë është vënë në pikëpyetje dhe ngjarje të tilla tregojnë që interneti nuk është edhe aq i sigurt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095770359039307
array(1) { ["section"]=> string(89) "publikohet-lista-e-politikaneve-e-biznesmeneve-qe-iu-hakeruan-llogarite-ne-twitter-214019" }