Publikohet 'lista e zezë' e politikanëve, reagon ambasada Amerikane

Publikuar tek: rajon, më 18:49 31-01-2018 Publikohet 'lista e zezë' e politikanëve, reagon ambasada Amerikane

Zyra Amerikane për Kontroll të Aseteve të Huaja, që funksionon në kuadër të Thesarit Amerikan, ka përditësuar listën e politikanëve të Kosovës të cilëve u ndalohet hyrja në SHBA. 

Nuk mungojnë emra kryetarësh të komunave, ku ndër ta është Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës së Drenasit, ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, si dhe ish-deputetët e PDK-së, Azem Syla e Rrustem Mustafa.

Në këtë listë janë të përfshirë edhe emra të tjerë shqiptarësh të Maqedonisë. Pas publikimit të listës, ka reaguar menjëherë ambasada amerikane në Kosovë.

Sakaq, ka thënë sot për Insajder.com se kjo listë përditësohet shpesh varësisht sipas nevojës, duke mos komentuar për zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës që gjenden në atë listë.

Reagimi i Ambasadës:

Departamenti i Thesarit i SHBA-ve menaxhon procesin ndërinstitucional të Qeverisë SHBA-ve për përcaktimin e personave për listën e Personave të Përcaktuar Veçanërisht (SDN) të Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC), në pajtim me ligjin dhe rregulloret e SHBA-ve. Në listën OFAC SDN personat dhe grupet shtohen në bazë të kritereve të vendosura paraprakisht dhe në bazë të një procesi ndërinstitucional të Qeverisë së SHBA-ve.

SDN lista përditësohet shpesh. Nuk ka orar të paracaktuar për këtë por emrat shtohen apo hiqen sipas nevojës. Ne nuk do të komentojmë lidhur me rastet e veçanta të individëve që janë në listë. Ruajtja e integritetit të sanksioneve të SHBA-ve është prioritet i lartë i Shteteve të Bashkuara dhe është parimi shtytës i procesit rigoroz të shqyrtimit nga ana e Thesarit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011303901672363
array(1) { ["section"]=> string(71) "publikohet-lista-e-zeze-e-politikaneve-reagon-ambasada-amerikane-108635" }