Publikohet numri i emigrantëve që do pranojë SHBA, sa do të jenë nga Europa

Publikuar tek: bota, më 11:41 28-09-2017 Publikohet numri i emigrantëve që do pranojë SHBA, sa do të jenë nga Europa

Uashingtoni zyrtar i paraqiti një propozim kongresit, sipas së cilit parashikohet që në vitin e ardhshëm fiskal në SHBA të lejohet të pranohet vetëm një maksimum refugjatësh.

Në total do të pranohen: 19.000 nga Afrika, 5.000 nga Azia Lindore, 2.000 nga Evropa dhe Azia Qendrore, 1.500 nga Amerika Latine dhe Karaibet, dhe 17.500 nga Lindja e Mesme dhe Azia Jugore. Viti fiskal 2018 nis nga tetori 2017 deri në shtator 2018, shkruan DW.

"Siguria e popullsisë sonë amerikane është shqetësimi ynë i parë", tha një zyrtar i qeverisë amerikane. Ne duhet të sigurohemi që tek ne të vijnë vetëm ata njerëz që nuk përbëjnë rrezik për sigurinë e vendit tonë."

Por kjo nuk është hera e parë që qeveria amerikane vendos një kufi kaq minimal për pranimin e refugjatëve brenda një viti.

Kufiri më i ulët i dekadave të fundit u vendos nga Presidenti Ronald Reagan në vitin 1986 dhe ishte 67,000 vetë. Gjatë kohës së ish-presidentit Barak Obama, në vitin 2016 kufiri ishte 110.000 refugjatë.

 Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar gjatë vitit 2017 gjithsej 54.000 refugjatë.

Në  2016 shifra e tyre ishte 85,000. Por për të bërë një krahasim me Gjermaninë, ka një diferencë të madhe pasi në Gjermani kanë kërkuar azil nga janari deri në gusht 2017 rreth 150,000 vetë.

Ky kufizim për numrin e emigrantëve që hyjnë lidhet ngushte me politikat e presidentit Donald Trump i cili i justifikon këtë barrierë ndaj emigrimit duke thënë se kjo është mënyrë për të mbrojtur shtetin e tij nga terrorizmi.

Që nga qershori i këtij viti SHBA-ja ka vendosur ndërprerjen e plotë të pranimit të refugjatët. Dekreti përkatës i presidentit Trump vlen për 120 ditë dhe përfundon më 24 tetor. Ende nuk dihet nëse ky do të jetë vendim që do të shtyhet nga qeveria apo do të ngelet përherë në fuqi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Facebook kundër meje”, Zuckemberg hedh poshtë akuzat e Trump
Michelle Obama ende në "dhimbje", vërejtje për gratë që votuan Trump »
Article Logic
Execution time: 0.011182069778442
array(1) { ["section"]=> string(80) "publikohet-numri-i-emigranteve-qe-do-pranoje-shba-sa-do-te-jene-nga-europa-93992" }