Raporti vjetor i Qëndrueshmërisë së Pavarësisë së Medias 2017 për Shqipërinë raporton një ulje të vlerësimit për vendin tonë.
Ky raport, i përfunduar në nëntor të vitit të kaluar nën moderimin e të ndjerit Andrea Stefanit, raporton se Shqipëria ka ulje të indeksit në qendrueshmërinë e pavarësisë së medias. Sipas raportit që analizon zhvillimet në Shqipëri gjatë vitit 2016, Shqipëria ka humbur 0.11 pikë krahasuar me një vit më parë ku përkeqësimi kryesor është tek liria e fjalës e cila nga vlerësimi me 2.82 pikë shkoi në 2.63 pikë.
“Larg nga përmirësimi i vitit të kaluar, mjedisi i mediave në Shqipërisë ka degjeneruar në disa aspekte. Kryesorja për këtë ishte shfuqizimi nga Gjykata Kushtetuese i nenit 62/3 të Ligjit për Media Audiovizive, i cili kishte ndaluar që një pronar i vetëm të kishte më shumë se 40 % të aksioneve në një media.
Ky vendim u kundërshua ashpër nga shoqatat e gazetarëve dhe eskpertët e pavarur pasi i hap rrugën kapjes edhe më fortë të mediave. Ndërkohë, gazeta Shqip, një nga gazetat më të mëdha në vend, mbylli printimin duke u bërë një viktimë e e dominimit në zhvillim të mediave online duke paralajmëruar rënien e mëtejshme të shtypit të shkruar”, thuhet në raport.
Këto vlerësime kanë ardhur edhe nga gazetarë të njohur të vendit që janë shprehur për çështje të ndryshme në lidhje me pavarësinë e medias në Shqipëri.
RAPORTI në origjinal si më poshtë:
{gallery}Raporti{/gallery}