Publikohet raporti i Mueller: S'ka ndërhyrje TRUMP-RUSI për influencimin e zgjedhjeve

Publikuar tek: bota, më 21:27 24-03-2019 Publikohet raporti i Mueller: S'ka ndërhyrje TRUMP-RUSI për influencimin e zgjedhjeve Presidenti Donald Trump dhe Prokurori Special Robert Mueller

Amerikanët janë në pritje të detajeve të hetimit të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Departamenti i Drejtësisë Amerikane njoftoi se Prokurori i Posaçëm Mueller, ka përfunduar raportin në lidhje me hetimin prej 22 muajsh dhe me akuzat kundër 37 të pandehurve, shtatë padie fajësie dhe një dënimi në gjykim, për ndërhyrjen e zgjedhjeve ruse, marrëveshjen e mundshme të presidentit Trump me Moskën.

Mueller paraqiti një raport konfidencial tek prokurori i përgjithshëm Ëilliam Barr duke detajuar vendimet që ekipi i tij bëri për të ndjekur penalisht ata që u hetuan.

Sekretarja e shtypit për Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sander, deklaroi se raporti i Mueller e nxjerr të pafajshëm presidentin Trump në përfshirjen e rusëve në zgjedhjet presidenciale.

Prokurori Mueller  raportohet se nuk fliste publikisht gjatë hetimit të tij pothuajse dy vjeçar ndaj Trump dhe ekipit të tij. Në vend të kësaj, prokurorët e tij përdorën kryesisht paditë dhe paraqitjet gjyqësore për të ilustruar hetimin e tyre gjithëpërfshirës. Për të njoftuar akuzat kundër operativëve rusë në dy raste , Mueller u mbështet nga Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Rod Rosenstein, i cili emëroi Mueller në 2017 dhe mbikqyri pjesën më të madhe të punës së tij.

Çfarë gjeti prokurori special Mueller?

Hetimi zbuloi se përpjekjet e Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016 ishin shumë më të gjera se sa njiheshin më parë dhe bashkëpunëtorët e shumtë të presidentit Trump gënjyenin për kontaktet e tyre me zyrtarët rusë dhe lidhjet me Moskën.

Presidenti Trump e ka quajtur në mënyrë të përsëritur hetimin e prokurorit të posaçëm si një ‘gjueti shtrigash’ dhe ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk ka prova të bashkëpunimit të tij me rusët.

Ndërkohë rregullorja i kërkon Prokurorit Mueller të paraqesë një raport konfidencial të gjetjeve të tij tek Prokurori i Përgjithshëm, i cili duhet të njoftojë Kongresin për këtë zhvillim.  

raporti.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093309879302979
array(1) { ["section"]=> string(91) "publikohet-raporti-i-mueller-s-ka-nderhyrje-trump-rusi-per-influencimin-e-zgjedhjeve-157731" }