PUBLIKOHET RAPORTI: Ky është formimi akademik i 32 deputetëve (Ja 5 të doktoruarit jashtë Shqipërisë- EMRAT)

Publikuar tek: politike, më 15:43 21-01-2018 PUBLIKOHET RAPORTI: Ky është formimi akademik i 32 deputetëve (Ja 5 të doktoruarit jashtë Shqipërisë- EMRAT)

Instituti i Studimeve Politike publikoi si pjesë të raportit monitorues, të dhëna që lidhen me formimin akademik të deputetëve, përfshirë edhe rastet e njohjes së diplomave të fituara jashtë vendit, për 32 nga deputetët. 

Publikimi bazohej në përgjigjen zyrtare të ardhur nga Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë (MASR), ministri që drejtohet po ashtu nga një deputete. Dokumenti bashkëngjitur i MASR është zyrtar dhe përbën burim kryesor referues për ISP dhe për këdo që kërkon një qëndrim zyrtar të shtetit lidhur me këtë problematikë.

Në Raportin Monitorues,ISP theksoi se të dhënat duhen marrë me rezervë për brezin e para viteve ‘90 ose disa prej figurave akademike të pas viteve ’90, pasi vetë ISP disponon të dhëna informale që tregojnë se disa prej këtyre deputetëve që vijnë nga bota akademike kanë studiuar me sukses në universitete të ndryshme, kryesisht perëndimore.

Sipas ISP Kuvendi e vetë Ministria duhet të bënin verifikimin e rasteve të tilla, pasi deklarimet fiktive përbëjnë, vec të tjerash, edhe vepër penale.

Të dhënat e raportit u publikuan në media, e cila përzgjodhi detaje dhe emra për ta trajtuar lajmin në format që ajo pëlqen dhe dëshiron ta bëjë. Në tërësi media ka qenë korrekte me brendësinë e të dhënave të raportit, ndonëse titujt dhe konotacioni i titujve ka pasur fokus tjetër nga raporti i ISP, kryesisht në përpjekje të mediave për të evidentuar emra të veçantë politikanësh apo për të krijuar lajm tërheqës për lexuesin.

Gjatë javës së fundit ISP është kontaktuar nga disa deputetë të përfshirë në listë, të cilët kanë ngritur me shqetësim rastet e keqpërdorimit të raportit të ISP në media dhe kanë kontestuar të dhënat e ardhura nga Ministria. Në dy raste u ofruan edhe të dhëna të miratimit të diplomave të huaja nga ministrat e mëparshëm të arsimit, por që nuk figurojnë në shkresën e ardhur nga ministria aktuale e arsimit. Gjithashtu u panë dokumentet shtesë që lidhen me diplomimet jashtë vendit të disa prej deputetëve që vijnë nga bota akademike, përfshirë deputetët E.Gjermeni, E.Kushi, Sh. Rrokaj, V.Duka, etj, apo nga funksione të larta drejtuese si D.Bushati, G.Pollo, etj, diploma që kanë vlerë juridike dhe provojnë në çdo rast origjinalitetin e tyre, të njohur nga shteti shqiptar në faza të ndryshme të tranzicionit. ISP i ka nisur një shkresë mbi këtë problematikë MASR dhe është në pritje të përgjigjes së saj. ISP/.

 27043236_10211873347611127_2064387259_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099520683288574
array(1) { ["section"]=> string(111) "publikohet-raporti-ky-eshte-formimi-akademik-i-32-deputeteve-ja-5-te-doktoruarit-jashte-shqiperise-emrat-107397" }