Publikohet raporti vjetor i DIA: Si bashkëpunon mafia shqiptare me atë italiane, miliona euro nga trafiku i drogës, zonat ku veprojnë 'kokat' e krimit

Publikuar tek: bota, më 15:06 27-01-2020 Publikohet raporti vjetor i DIA: Si bashkëpunon mafia shqiptare me atë italiane, miliona euro  nga trafiku i drogës, zonat ku veprojnë 'kokat' e krimit Raporti i Dia

Ministri i Brendshëm italian ka publikuar raportin vjetor të Drejtorisë së Hetimit Anti-Mafia, ku bie në sy lidhja e mafias shqiptare me atë italiane në trafikimin e drogës, duke patur miliona euro të ardhura.

Për Camorrën, sipas ministrisë, janë gjetur kryesisht gjurmë të kësaj organizate kriminale në klanin Casalesi në zonën e Casertas dhe në familjet napoletane Contini, Amato-Pagano, Moccia dhe Mallardo, ku kryesisht këto familje merren me trafikimin e drogës dhe riciklim të të ardhurave të paligjshme.

Tregu i drogës furnizon sheshet kryesore në Campania.

Në Marsica, në zonën e Fucino janë gjetur disa plantacione me mariuhanë, ngjitur me vendbanimet e fiseve të Kamorrës që veprojnë në provincën e Napolit.

Në Chietti policia konfiskoi 4 ndërtesa dhe 14 toka të vendosura midis San Vito Chietino dhe Cesenatico. Ky konfiskim u bë nga një anëtar i lartë i klanit Falanga di Torre del Greco, i cili pas hetimeve të mëtejshme doli që ishte një furnizues i sasive të mëdha të drogës.

Në zonën e Puljas krimi nuk ka të bëjë vetëm me trafikun e drogës, por edhe me vrasje. Gjatë operacionit "Evelyn", më 30 nëntor 2018 policia arrestoi disa anëtarë të një organizate kriminale italo-shqiptare me qendër në zonë e Vasto, të cilët trafikonin substanca narktike dhe përmes përdorimit të armëve sigurorin ruajtjen e territorit të tyre.

Më 28 janar 2019 karabinierët, të ndihmuar edhe nga Guardia di Finanzia sekuestruan një bar në San Salvo, i regjistruar në emër të një shtetasi shqiptar, emri i të cilit lidhet edhe me kompanitë dhe pronat në provincat e Chietit, Foggias dhe Barletta Andria-Trani, si dhe kishte në zotërim 12 automjete, me një vlerë totale 1.2 milion euro të pasurisë.

Kjo u konfirmua edhe në operacionin "Last Outpost" në 20 prill 2019, që nxori në pah lidhjen mes trafikantëve të Foxhias, atyre shqiptarë dhe rumunë, të cilët kryenin transportin e drogës në linjën Foggia-Shqipëri, të cilët bashkëpunonin edhe me elementë të klanit Perna-Iannoli, këta të fundit që kryenin shitjen e drogës edhe në Abruzzo, duke kaluar në Pescara, Montesilvano dhe Francavilla a Mare.

Për sa i përket vrasjeve, në Abruzzo u vu re një numër më i lartë krimesh.Në provincën e Chietit ka patur grupe lokale të përfshira në vrasje, si dhe disa familje mafioze shqiptare.

Në zonën e Pescaras nuk ka patur fenomene të krimit të organizuar, por rreziku mbetet i lartë për infiltrimin e grupeve kriminale.Në këtë qytet është i pranishëm edhe një komunitet rom, anëtarët e të cilit janë përfshirë disa herë në tregëtinë e drogës, mashtrime, zhvatje dhe pastrim parash.

Në provincën e Teramos disa kriminelë romë kanë filluar të kenë një pozocion të lartë në shitjen e drogës.

Në territorin e Martinsicuro, Campania dhe Kalabri janë raportuar subjekte të lidhura me organizata mafioze.

Në Abruzzo ekziston edhe prania e grupeve të huaja kriminale të Evropës Lindore, si maqedonas, ukrainas dhe moldavë, të cilët merren me vrasje.

Në 16 prill 2019 në operacionin e koduar "Ruby" policia arrestoi 13 persona nga 76 të dyshuar të një organizate kriminale, të përbërë kryesisht nga shqiptarë dhe rumunë që vepronin në Abruzzo duke trafikuar barna.

Baza e logjistikës kriminale është identifikuar në Chietti . Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 300 kilogramë marijuanë, si dhe 20.000 euro të ardhura nga shitja e drogës, një pistoletë e kalibrit 7.65 dhe një pushkë.

Grupet e mafiozëve kinezë shfrytëzonin njerëz në punë të paligjshme në fabrika, si dhe merreshin me prostitucion.

Janë kryer operacione edhe kundër shtetasve bullgarë dhe pakistanezë, të cilët merreshin me grabitjen e kompjuterve, falsifikimin e kartave dhe hakim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.080909013748169
array(1) { ["section"]=> string(152) "publikohet-raporti-vjetor-i-dia-si-bashkepunon-mafia-shqiptare-me-ate-italiane-miliona-euro-nga-trafiku-i-droges-zonat-ku-veprojne-kokat-e-krimit-193299" }