Publikohet tmerri, si përdhunoheshin vajzat shqiptare nga ushtarët turq (SKICAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:19 30-08-2015 Publikohet tmerri, si përdhunoheshin vajzat shqiptare nga ushtarët turq (SKICAT) Skica e perdhunimeve te femrave shqiptare nga ushtaret turq

Janë 12 skicat e tmerrit. Tregojnë se si vajzat shqiptare dhe ato të tjera të Ballkanit përdhunoheshin nga ushtarët turq.

Në sy të bashkëshortëve, të familjarëve, të lidhura, të nënshtruara, të pafuqishme, të gjakosura,  përdhunuara...Kjo është e gjithë tabloja tejet çnjerëzore që përcillet përmes këtyre skicave, 3 prej së cilave janë bërë në Kosovë.

Eshtë për t'u theksuar se për shkak se Gottfried Sieben nuk i kishte me sy të mirë shqiptarët, qarqet ekstremiste serbe dhe greke në disa raste janë përpjekur të manipulojnë identitetin e ushtarëve përdhunues, sjell në vëmendje Panorama.

Të gjitha këto shkruhen në librin “Balkan-gruel” ose “Mizoritë e Ballkanit”, të botuar në vitin 1909, dhe i posedueshëm vetëm nga elita pasi nuk u nxorr në shitje për masën.

Tashmë skicat e Gottfried Sieben vijnë të publikuara pa censurë.

Ekstremistët sllavë dhe grekë kanë tentuar të manipulojnë fotot duke i mëshuar aludimeve se përdhunuesit ishin shqiptarë por në fakt janë femrat shqiptare dhe ato të Kosovës, viktima të këtyre sulmeve makabre . Edhe në libër thuhet pa mëdyshje që ushtarët janë turq.

Ndërkaq, historiani Llalla thotë për newsbomb.al se disa nga skicat, nga veshja e ushtarëve duket se janë sllavë, mundet malazezë. Sipas tij, fotot 4, 7, 11, 13 (sipas renditjes në foto-galeri)ushtarët përdhunues duhet të jenë sllavë.

{gallery}perdhunimet{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Tekniku” arreston 22 vjeçarin, prodhonte dhe mbante armë e municione
Skandali/ Dy policë të paraburgimit filmohen duke u argëtuar me armën e punës dhe pamjet mbërrijnë në newsbomb.al »
Article Logic
Execution time: 0.013032913208008
array(1) { ["section"]=> string(83) "publikohet-tmerri-si-perdhunoheshin-vajzat-shqiptare-nga-ushtaret-turq-skicat-19510" }