Publikohet VIDEO e atentatit të dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima: Kam konflikt me ish-deputetin socialist (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:25 17-10-2020 Publikohet VIDEO e atentatit të dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima: Kam konflikt me ish-deputetin socialist (EMRI)

Dy persona të maskuar kanë tentuar të vrasin biznesmenin Andon Dhima, teksa ky i fundit hyri në pallat dhe u fut në ashensor.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, teksa pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë brenda pallatit.

Siç shihet dhe në video, atentatorët kanë ndjekur biznesmenin i cili është futur në pallatin ku jeton, që është edhe në pronësi të tij. Ai futet në hyrje të pallatit pak sekonda pas vajzës së tij, e cila merr ashensorin bashkë me një shoqe.

Të dy personat hyjnë brenda në pallat, lënë çadrën jashtë dhe futen, ndërkohë që janë të maskuar. Në duar mbajnë pistoletë.

Njëri prej tyre e bën gati, por për fat të mirë biznesmeni në atë kohë ngjitet lart në apartamentin e tij.

Dhima i ka thënë policisë se pas kësaj ngjarje mund të fshihet ish-deputeti Ben Blushi, me të cilin thotë se ka një konflikt të hapur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093441009521484
array(1) { ["section"]=> string(117) "publikohet-video-e-atentatit-te-deshtuar-ndaj-biznesmentit-andon-dhima-kam-konflikt-me-ish-deputetin-socialist-224130" }