Publikohet VIDEO e ekzekutimit të terroristëve të sulmit në Londër nga policia

Publikuar tek: bota, më 07:21 08-06-2017 Publikohet VIDEO e ekzekutimit të terroristëve të sulmit në Londër nga policia

Publikohet video kur policia ekzekutojnë tre burrat me thikë të sulmit në Londër.

Daily Mail ka publikuar pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, kur tre persona sulmojnë një burrë i cili po ecte pranë hyrjes së marketit Borough, ku në sekondat e fundit shfaqet policia me makina, të cilët ndërhyjnë duke i qëlluar me armë.

Forca të shumta të policisë arrijnë në vendin e ngjarjes, ku terroristët po sulmonin me thika kalimtarët, duke ndërhyrë menjëherë duke i qëlluar për vdekje me 50 plumba. Policia britanike ka publikuar identitetin e tre agresorëve që ndërmorrën sulmin terrorist mbrëmjen e së shtunës në kryeqytetin e Britanisë, Londër.

 Njëri ishte Youssef Zaghba, që besohet se është me kombësi italiane, me prejardhje nga Maroku.

Dy të dyshuarit e tjerë janë, Khuram Butt, 27 vjeç, i lindur në Pakistan, dhe Rachid Radouane, 30 vjeç, që të dy nga lagjja Barking, në lindje të Londrës.

Para se të qëlloheshin nga policia, tre të dyshuarit e drejtuan një kamion drejt këmbësorëve në London Bridge dhe pastaj i sulmuan me thika disa persona të tjerë në Borough Market, që është në afërsi. Nga ky sulm u vranë shtatë persona dhe 48 të tjerë u plagosën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tradita e çuditëshme, në Mozambik vriten të gjithë qerosët
Në këtë zonë të mrekullueshme të Europës ndalohet fotografimi, arsyeja do ju habisë »
Article Logic
Execution time: 0.011793851852417
array(1) { ["section"]=> string(84) "publikohet-video-e-ekzekutimit-te-terroristeve-te-sulmit-ne-londer-nga-policia-81673" }