Publikohet video e plotë e Durim Bamit në Prokurori, e quan “çështjen Doshi” inskenim

Publikuar tek: aktualitet, më 21:21 09-07-2015

Durim Bami, personi që akuzohet nga deputeti Tom Doshi se kishte marr urdhër për të kryer atentat ndaj tij, në takimin që ka zhvilluar me të vëllanë në ambientet e Prokurorisë e ka konsideruar këtë ngjarje si të inskenuar nga ish-deputeti i Partisë Socialiste.

Newsbomb.al publikon të plotë videon e regjistruar mes Durim Bamit dhe vëllait të tij, ku Bami dëgjohet qartë të thotë se ishte paguar nga Doshi për të xhiruar një video ku ai pranonte se kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka kërkuar vrasjen e deputetit. Ndonëse Bami e thekson dy herë gjatë videos këtë gjë, nuk dihet nëse është tërësisht i sinqert në atë se çka deklaron, pasi ai ishte i vetëdijshëm se salla ku ndodhej monitorohej me kamera.

Që në hryje të videos shihet Bami që i thotë të vëllait që të mos flas pasi vendi ku ndodhen është nënpërgjim. Më pas ngrihet dhe i thotë diçka në vesh vëllait, e fill pas kësaj nis të rrëfehet për ngjarjen.

Nga video kuptohet se edhe vëllai i Durim Bamit, ka njohje me deputetin Tom Doshi. Bami pranon në video se nuk ka dijeni se përse Doshi e ka sajuar këtë ngjarje, ndërsa mendon se e gjitha mund të jetë çështje parash.

Lexo edhe: Publikohet video e plotë e Durim Bamit në Prokurori, e quan “çështjen Doshi” inskenim

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për çfarë e pyesin veten shqiptarët?
Mbytet në Gjirin e Lalzit një 47 vjeçar, viktima e parë e këtij sezoni turistik »
Article Logic
Execution time: 0.011302947998047
array(1) { ["section"]=> string(88) "publikohet-video-e-plote-e-durim-bamit-ne-prokurori-e-quan-ceshtjen-doshi-inskenim-15739" }