Publikohet video e rrëzimit të avionit rus, dritë e fortë në qiell (Video)

Publikuar tek: bota, më 09:57 26-12-2016

Pas rrëzimit të avionit rus me 92 persona në bord, në Detin e Zi është publikuar pamjet e rrëzimit të tij ku vihet re një dritë e fortë nq qiell.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në avionin Tu­154 udhëtonte personeli i shërbimit, 64 anëtarët e korit të famshëm ‘Aleksandrov’ dhe 9 gazetarë nga të cilët nuk mundi të mbijetonte askush.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse Igor Konashenkov tha se pasagjerët në avion ishin nisur drejt Sirisë, atje ku do të jepnin një koncert për Vitin e Ri me trupat ruse që aktualisht janë të vendosura në këtë vend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10424089431763
array(1) { ["section"]=> string(77) "publikohet-video-e-rrezimit-te-avionit-rus-drite-e-forte-ne-qiell-video-63767" }