Publikohet video e torturave mbi djalin e Gadafit, ish-futbollisti gjendet në burg në Tripoli

Publikuar tek: bota, më 13:19 04-08-2015 Publikohet video e torturave mbi djalin e Gadafit, ish-futbollisti gjendet në burg në Tripoli

Eshtë hapur një hetim në Tripoli për dhunën e ushtruar ndaj djalit të Gedafit në një burg, nga ana e milicisë islamike.

Prokuroria tha se hap hetimin pas publikimit të një video të shpërndarë nga një ëebsite libian që tregon sesi Saadi Gheddafi, djali i kolonelit, torturohet në një burg. Imazhet tregojnë Saadi, ish futbollistin që ka pasur edhe dy prezenca në serinë A italiane, të veshur me rrobat e burgut dhe që i bërtitej nga një dhomë tjetër. Më pas qëllohet dhe torturohet në duar dhe këmbë.

104413605-2a5796d7-ae13-4174-8518-7d922a96a361.jpg

Misioni i OKB në Libi, nëpërmjet zëdhënësit Samir Ghatas ka shprehur shqetësimin për këtë lloj trajtimi dhe imazhet e publikuar duke thënë se do të marrin kontakt me autoritetet për këto veprime.

104607114-5bbd9a9c-d9e3-4ca4-88e9-bd986e6dd574.jpg

Saadi Gheddafi gjatë viteve të regjimit ka qenë kreu i federatës së Futbollit libian. Nga 2003-2007 ka marrë pjesë edhe në futbollin Italian. Pas rënies së regjimit të colonel Gheddafit, Saadi u arratis jashtë po u ekstradua nga Nigeria në marsin 2014 dhe vuan dënimin në një burg te Tripolit, ku gjenden edhe figura të tjera të rëndësishme të regjimit.

103150265-59a879e2-aea4-458f-9638-8b8140b82b80.jpg

Mbi të rëndojnë akuza të rënda: pjesmarrje në vrasjet e manifestuesve në protestat e fundvitit 2011 dhe se ka qenë i përfshirë në vrasjen në 2005 të një ish futbollisti libian. Rrezikon dënimin me vdekje, një dënim që është dhënë për vëllain Saif al Islam.

103150281-f3c4d192-1728-47d2-bea4-ebda3ff9d0ba.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020586013793945
array(1) { ["section"]=> string(98) "publikohet-video-e-torturave-mbi-djalin-e-gadafit-ish-futbollisti-gjendet-ne-burg-ne-tripoli-17698" }