Publikohet video e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamaj

Publikuar tek: aktualitet, më 18:12 07-04-2015

Emisioni “Xhungël” në News24 ka publikuar pamje që tregojnë momentin e atentatit të kryer ndaj kryekomisar Dritan Lamaj më 24 shkurt të 2013. Nga pamjet filmike të regjistruara nga kamera e një lokali pranë vendit të ngjarjes, shihet qartësisht momenti kur ekzekutohet Lamaj, gjatë kohës që ndodhej brenda automjetit të tij.

Në pamje është fiksuar momenti kur automjeti i kryekomisarit është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një person që qëndron në sediljen e pasme të pasagjerit, në një autoveturë tip BMË. Vetura e autorëve shfaqet duke ndjekur nga pas lëvizjen e veturës së kryekomisarit, deri në çastin kur hapet zjarr në drejtim të viktimës.

Pas largimit të atentatorëve, Lamaj ka mundur të dal nga makina edhe pse ishte qëlluar me 12 plumba e pasi ka ecur për disa metra është rrëzuar në tokë.

Kryekomisari ka qendruar për disa minuta i shtrirë në tokë, deri në momentin kur disa kalimtarë e kanë transportuar drejt spitalit, por Lamaj nuk i ka mundur të mbijetojë.

Për këtë ngjarje u akuza Arben Frroku, si personi që kishte qëlluar ndaj kryekomisar Lamajt, por pak ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli atë të pafajshëm nga akuzat.

Kujdes, pamje të rënda:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Patos, shkon për të denoncuar një sherr në polici, 59 vjeçari vdes nga infarkti
Shpërthimi në Marinzë/ Ministria e Industrisë pezullim të pjesshëm të veprimtarisë së Bankers »
Article Logic
Execution time: 0.011018037796021
array(1) { ["section"]=> string(59) "publikohet-video-e-vrasjes-se-kryekomisar-dritan-lamaj-8081" }