Publikohet video fantastike e Kosovës në Rio 2016. Po Shqipëria?

Publikuar tek: sport, më 22:01 01-08-2016

Është publikuar video e ekipit që do të përfaqësoj Kosovën në Lojërat Olimpike, “Rio 2016”. Ky është prezantimi i parë i Republikës së Kosovës në një eveniment të tillë dhe për këtë arsye autoritetet në Prishtinë, në të gjitha nivelet, janë kujdesur për një prezantim sa më të denjë.

Video e sapo publikuar prezanton tetë sportistët kosovarë që garojnë në disiplinat e xhudos, notit, atletikës, qitjes dhe çiklizmit.

Po sa i përket Shqipërisë? Sportistët shqiptarë nuk kanë gjetur të njejtën përkrahje nga zyrtarët dhe institucionet e vendit. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe kryeministri Edi Rama as nuk morën mundimin për t’i pritur lojtarët, por u mjaftuan duke u zëvendësuar nga ministra dhe zëvendëskryeministri.

Sa i përket fotove apo videove promovuese, një gjë e tillë është veshtirë të mendohet për gjashtë sportistët e Shqipërisë. 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.05628490447998
array(1) { ["section"]=> string(68) "publikohet-video-fantastike-e-kosoves-ne-rio-2016-po-shqiperia-48428" }