Publikohen pamjet e nxjerrjes së masivit gjigand të kromit në Tropojë, i cili pretendohet të jetë ndër më të mëdhenjtë në botë, dhe do i sigurojë shtetit shuma marramendëse.
Miliarderi shqiptar nga Tropoja që jeton në New York, Sahit Muja, i cili është i njohur për biznesin e mineraleve që kapin shifrat prej 3 trilionë dollarësh, ka publikuar pamjet live nga nxjerrja e kromit, duke falenderuar të gjithë ata persona që janë duke bashkëpunuar.
Muja më herët është shprehur se ky masiv kromi është ndër më cilësorët në planet. Kujtojmë që Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore tha për newsbomb.al se javën tjetër, në Zogaj të Tropojës do të niset një ekip i posaçëm, i përbërë nga specialistë të fushës, të cilët do të bëjnë verifikimet e nevojshme në vendin e zbulimit.
Postimi i plotë i Sahit Mujës: